Presidenti Ilir Meta e quajti 25 prillin ditë referendum të tretë dhe të vërtetë.
Askush nuk do guxojë të prekë votën e qytetarit” u shpreh Meta nga qyteti i Sarandës në shërbim të kauzës së dhurimit të gjakut.
“Nuk do të ketë klimë të rënduar por të lehtësuar pas 25 prillit. Unë e cilësoj referendum për të rivendosur rendin kushtetues që është tronditur shumë rëndë në këto vite dhe mbi të gjitha për të marrë në duart e tij populli shqiptar fatet e veta, të familjes.
Ju garantoj se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës e Shqipërisë.
I bëj thirrje të votojnë kundër çdo force politike që I bën presion me bukën e gojës apo vendin e punës. Ti ndëshkojnë tek kutia e votimit. Të ndëshkojnë ata që përdorin instrumente të pandershëm për të imponuar dhe poshtëruar qytetarët shqiptarë. Të ndëshkojnë ata që përpiqen të ofrojnë para për votat”, thotë Meta.
Sa i takon çështjes se detit Meta tha se Rama “nuk ka pasur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz e të besueshëm siç e meriton një çështje e tillë”.