Fasada e një kompleksi pranë QSUT-së është përfshirë nga zjarri, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë fasadë e pallatit.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë ndërhyrë, po situata është tejet e vështirë dhe e rrezikshme duke bërë që të tërhiqen disa zjarrfikës për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe zjarrit masiv.
“Kërkohet zgjerimi i perimetrit të sigurisë përreth pallatit, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Fasada e pallatit në një kompleks bllok pallatesh është përfshirë nga zjarri. Situata është e rënduar dhe një numër i lartë banorësh është evakuuar”, njoftojne mediat.

Ndërkohë, siç duket edhe nga pamjet forcat zjarrfikëse me anë të shkallëve të tyre kanë mundur të nxjerrin një grua prej godinës.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, teksa dukej në gjendje të asfiksuar.

