Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës në pallatin pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë,
Si pasojë e tymit të dendur, katër persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi i dendur.

