Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër.
Mësohet se automjeti i OSHEE-së ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumin Drino dhe për pasojë dy elektricistë Selfo Kallfa dhe Dini Isaraj kanë humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Bëhet me dije se punonjësit, kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.