ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  12 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 12 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  12 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 12 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kërkohet zyrtarisht shkarkimi i Metës

albnews by albnews
17 June, 2019
in Albania
0
Kërkohet zyrtarisht shkarkimi i Metës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

PS ka depozituar në Kuvend kërkesën me 55 firma për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla doli sot në një konferencë për mediat, ku ka konfirmuar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, e cila sipas tij është dorëzuar sot në Kuvend. 

RelatedPosts

Skandali/ Bashkia Shkodër heq tabelën me thënie profetike: Zë hapësirën publike

Media investigative holandeze: SPAK ka dështuar plotësisht! Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës

Media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë në Shqipëri tek tuneli i Llogarasë

Sipas Ballës, anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër, i mohon të drejtën  sovranit për të qenë i tillë dhe ky është një hap që zhbën autoritetin sovran. “Nëpërmjet këtij akti të Presidentit,-tha deputeti i PS-së,- është shënuar dalja përtej kompetencave”.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Balla tha se Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompetencave të dhëna nga Kushtetuta ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të qeverisjes vendore, që është 30 qershori.

“Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.

Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese. Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij.

Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë. Anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë. Kjo është një hap që zhbën autoritetin sovran. Nëpërmjet këtij akti të Presidentit është shënuar dalja përtej kompetencave. Sovrani ka përcaktuar se kur do të mbahen zgjedhjet”, -tha Balla.

Sipas Ballës, më aktin e anulimit të zgjedhjeve, Presidenit i ka marrë kompetencat e sovranit, të parashikuar në kushtetutë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS argumentoi se kërkesa për shkarkim do të vlerësohet nga një komision i posaçëm hetimor. Më pas do të shkojë në Kuvend dhe në rast se merr 94 vota, do t’i kalohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të japë edhe fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit.

Balla i kujton Presidentit “që mos na turpërojë duke ulur nivelin e presidencës së tij në kufirin minimal të etikës shtetërore sa herë i jepet mundësia të hapë gojën.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result