Një djalë shtatëvjeçar ka vdekur në Zvicër pasi shtëpiza e borës u shemb dhe e zuri përfund.
Aksidenti tragjik ndodhi të martën në Tarasp, në pjesën juglindore të Zvicrës, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Policia e kantonit Graubuenden tha se nga shembja e shtëpizës nga bora të ngujuar mbetën djali dhe babai i tij.
Burri kishte arritur të dilte nga bora dhe të vazhdonte ta kërkonte të birin me ndihmën e të tjerëve.
Fëmija u gjet pas rreth 15 minutave dhe u dërgua në një spital në qytetin Chur, ku vdiq.