Dy aeroplanë ushtarakë francezë kanë fluturuar ulët në një fshat në jug të Francës dhe kanë këputur linjat elektrike duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike në fshat, ka njoftuar BBC.
Incidenti ka ndodhur dje pasdite në fshatin e vogël Le Castellet, në afërsi të Manosques.
Dy aeroplanët të llojit Rafale ishin nisur nga një bazë ajrore në afërsi, dhe pilotët po stërvisni në fluturime në lartësi të ulëta.
Një hetim ka nisur në lidhje me këtë incident.
“Fluturuan aq ulët, sa mendova se u futën përfundi linjave të energjistë elektrike”, ka thënë kryetari i fshatit, Benoit Gouin, raporton “France Bleu”.
Fshati mbeti pa energji elektrike për disa orë, ndërsa edhe qasja në rrugë ishte ndaluar për shkaqe sigurie.