U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde, njofton ZPRK.
Në takim, Ambasadori Rohde e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.