Republika e Maqedonisë së Veriut sivjet do të kryesojë me Marrëveshjen e Evropës Qendrore për tregti të lirë (CEFTA). Sot ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, do t’i prezentojnë prioritetet për vitin 2021 për CEFTA-n nën kryesimin e vendit.
Ndërmarrja udhëheqjes në zbatimin e aktiviteteve prioritare planifikohet të bëhet përmes zbatimit të Planit veprues në Tregun e përbashkët rajonal (TPR) 2021-2021, i miratuar gjatë Samitit në Sofje në nëntor të vitit 2020 dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian.
Qëllimet kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut janë mbështetja e rimëkëmbjes ekonomike pas krizës me KOVID-19, tërheqja e investimeve dhe tregtia e rritur në rajon dhe prosperiteti më i mirë i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të arrihet përmes lehtësimit të tregtisë me mallra dhe shërbime dhe me krijimin e një rajoni pa masa dhe pengesa që e pengojnë tregtinë.
Ky proces lidhet me fushën ekonomike rajonale të iniciuar në kuadër të Procesit të Berlinit dhe është pjesë përbërëse e Planit Ekonomik Investues (PEI) të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. PEI i vë theks ndërtimit të tregut të përbashkët rajonal si mënyrë për rritjen e konkurrencës në Ballkanin Perëndimor. Tregu i përbashkët rajonal paraqet një hap më parë drejt integrimit më të ngushtë të Ballkani Perëndimor me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian që para inkuadrimit formal.