Sot 30 vite më parë, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Këtë ditë e ka kujtuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësura si “triumfin e shqiptarëve mbi barbarinë”.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale Berisha shkruan se 20 shkurti 1991 është dita e ngadhënjimit, e çlirimit të qytetarëve shqiptar nga kulti, adhurimi i përbindëshit të historisë së tyrë kombëtare, Enver Hoxhes.
E teksa kujton 30-vjetorin Berisha ka hedhur edhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ku shkruan “bastardi i bllokmeneve xhelat të shqiptarëve Edvin Kristaq Rama ka marrë peng Shqipërinë dhe demokracine e saj”.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë për çlirimin e Shqipërisë dhe fitoren e Partise Demokratike dhe opozitës shqiptare.
Postimi i plotë i Berishës:
Sot 30 vjetori i triumfit te shqiptareve mbi barbarine!
Dita e kujteses tone kombetare!!
Te dashur miq, si sot 30 vite me pare ora 14:05 e dates 20 shkurt te vitit 1991 do te shenonte ngadhenjimin e Lirise dhe Dinjitetit te shqiptareve, ish njerezve me te shtypur te kohes mbi barbarine dhe kultin poshterues te Enver Hoxhes, kryexhelatit te historise se tyre.
Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise u bashkuan ne Qytetin Studenti ne revolten me masive, me te fuqishme ne tere historine tone te organizuar nga PD, sindikata te pavarura, levizja studentore ne mbeshtetje te greves se urise te mbi 720 qytetareve, greve kjo e organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Me 20 shkurt te vitit 1991 uragani i lirise i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve, me i madhi qe Shqiperia ka njohur ne tere ekzistencen e saj, do vershonte nga qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me nje energji “nukleare”, guxim ne kufinjte e legjendes do te perballej me diktaturen me te eger te Europes, mjetet e saj te dhunes dhe duke e mposhtur ate do te permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit me mizor qe shqiptaret kane njohur ne historine e tyre Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore siç do ta shpallte, ne pranveren e vitit 1991 ne Samitin e tij te Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizate qe gruponte te gjitha partite e qendres se djathte te Europes dhe Botes!
20 shkurti 1991 eshte pra dita e ngadhenjimit, e çlirimit te qytetareve shqiptar nga kulti, adhurimi i perbindeshit te historise se tyre kombetare, Enver Hoxhes, diktatorit qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi ne plojen e luftes se klasave apo eleminoi me uri kronike, semundje ne sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijra shqiptare, dy here me shume ne proporcion se sa te gjithe diktatoret e tjere te vendeve ishkomuniste te Europes te marre se bashku pervec Bashkimit Sovjetik.
Ate dite qytetaret heronj te Tiranes qe permbysen shtatoren e diktatorit, ne piedestalin e zbrazur te saj vendosen Flamurin tone te lire kombetar pa yll. Flamurin e Skenderbeut.
Te dashur miq, me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan vehten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me te eger te mendjeve, shpirtrave dinjitetit dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjyqin publik antikrishtit te historise se tyre qe i kishte shkeputur nga e gjithe bota dhe ju kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.
Por 20 shkurti eshte dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmeneve hoxhist, rregjimit te tyre mizor.
Revolta cunam e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmos heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe te plotesoje te gjitha kerkesat e mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit te ngujuar ne greven e urise.
Te dashur miq, 20 shkurti eshte gjithashtu datelindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe ate mbare popullore te Revolucionit Demokratik ne shkurtin e vitit 1991, por ajo qendroi fuqishem e pamposhtur ndaj grushtit te shtetit brenda shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste kunder saj te Ramiz Alise dhe klikes se tij ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv nxitjen e nje konflikti civil, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e asgjesimin e Partise Demokratike te Shqiperise.
Ne valen e dhunes dhe terrorit te eger te kuq kunder Partise Demokratike qe Ramiz Alia dhe PPSH organizuan ne mbare vendin me fallangat e tyre terroriste “vullnetaret e Enverit”, u ekzekutuan ato dite pa gjyqe nga fallangt e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera te vendit sportisti i njohur Artan Lenja dhe 12 qytetare te tjere dhe u plagosen me dhjetra te tjere.
Nderim perjete martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urise dhe te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe shkruan me gjakun, sakrificat, trimerine e tyre kapitullin me te ndritur ne librin e lirise dhe dinjitetit te shqiptareve!
Te dashur miq, 20 shkurti 1991 si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar me te izoluar e me te uritur te botes mbi diktaturen me çnjerezore me te eger te kohrave eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetetare. Kjo eshte dita e nderimit te sakrifices, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, martire qendrestar, viktima te kalvarit horror te rregjimit te kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha.
Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtar te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!
Te dashur miq, ne nderojme dhe kujtojme 20 shkurtin e vitit 1991 ne kushtet kur bastardi i bllokmeneve xhelat te shqiptareve Edvin Kristaq Rama ka marre peng Shqiperine dhe demokracine e saj.
Ne 8 vite te qeverisjes se tij ai ka bere perpjekje monstruoze per rehabilitimin e xhelateve te vdekur dhe te gjalle te shqiptareve gjate diktatures.
Ai ka ngritur muze ne Tirane dhe Gjirokaster per diktatorin mizor Enver Hoxha, ka emertuar rruge me emrin e babait tij biologjik xhelat Kristaq Rama dhe mohuar krimet e tij.
Ai ka vendosur ne krye te parlamentit te vendit Gramoz Ruçi ministrin e fundit te sigurimit te shtetit, persekutorin dhe xhelatin e martireve te lirise te shkurtit 1991.
Edi Rama njelloj si eterit e tij mizor ka shkaterruar mekanizmin e votes per shqiptaret. Ai me lidhjet e tij te fuqishme me krimin, vjedhjet, drogen, korrupsionin ka mbyllur dyert e Bashkimit Europian per Shqiperine dhe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilloviçit po ben spastrimin etnik te Shqiperise.
Ndaj dhe ky 30 vjetor eshte nje apel i fuqishem per mendjet dhe zemrat e shqiptareve qe nuk duan qe e shkuara tju behet e ardhmja e tyre e nxire, te votojne me 25 prill per çlirimin Shqiperise nga rregjimi i kakistokracise se Edvin Kristaq Rames dhe fitoren e Partise Demokratike dhe opozites shqiptare. sb