Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përkujtuar 9-vjetorin e rënies në krye të detyrës të “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli.“Trupat tanë që shërbejnë aktualisht në Afganistan nderuan kolegun e tyre në memorialin kushtuar ushtarakut shqiptar të rënë heroikisht në mbrojtje të vlerave të aleancës sonë”- shprehet Peleshi.“Lavdi përjetë kapiten Feti Voglit”- thekson ministri Peleshi.Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit ‘Eagle 4’, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.