Messi i dërgon mesazh emocional Ronaldinhos për vdekjen e nënës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime ish-bashkëlojtarit të vet, Ronaldinho, për vdekjen e të ëmës, përmes një letre prekëse në rrjetet sociale.

Nëna e Ronaldinhos vdiq të dielën në mëngjes në moshën 71-vjeçare nga koronavirusi.

I pikëlluar nga ky lajm, Messi e publikoi në rrjetet sociale një mesazh ngushëllues në përkrahje të ish-shokut të skuadrës.

“Ronnie, nuk kam fjalë dhe nuk mund ta besoj këtë”, shkroi Messi.

“Dua vetëm ta dërgoj një përqafim të madh ty dhe familjes tënde dhe të të them të jesh i fortë. Më vjen shumë keq për humbjen tënde. Pushoftë në paqe ajo”, shtoi kapiteni i Barcelonës.

Legjenda braziliane ka marrë mesazhe ngushëlluese nga ish-klubet dhe shumë sportistë nga e gjitha bota për vdekjen e nënës. /Gazeta Express/

Share This Article