Nxënësit e ciklit fillor dhe maturantët do të kthehen në bankat e shkollës, pas një jave mësimi online. Ndërkohë nxënësit e klasave 6-11 do ta bëjnë mësimin të kombinuar.
Ndërkohë shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë.
Kujtojmë që shkollat u mbyllën me vendim të ministrisë së Arsimit për shkak të motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta.https://www.gazetaexpress.com/ministria-e-arsimit-merr-vendimin-te-gjitha-institucionet-e-arsimit-parauniversitar-mesim-online/embed/#?secret=yBlpoccF98