ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy 3 hours ago
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime 7 hours ago
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime 7 hours ago
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë 12 hours ago
Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma? 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Referendumi i 25 prillit do të përmbysë klikën oligarkike

albnews by albnews
22 February, 2021
in Albania
0
Ilir Meta: Në 25 prill, koha për një përmbysje të madhe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh“, kështu e nis reagimin e tij në Facebook Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë.

RelatedPosts

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

“Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës“, shkruan ndër të tjera Meta në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë.

Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës.

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë.

Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit.

Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.

Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy

Epping, abuzuesi seksual migrant do të deportohet ‘këtë javë’ – Lammy

27 October, 2025
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

26 October, 2025
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

26 October, 2025
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result