ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 3 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 3 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 3 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 3 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria përthith 95% të fondeve të BE-së në Bujqësi

albnews by albnews
22 February, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëria përthith 95% të fondeve të BE-së në Bujqësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ishte këtë të hënë në mesditë e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku pasqyroi punën e dikasterit që ajo drejton në kuadër të kapitujve 11-12-13, që lidhen me Bujqësinë.

Ministrja Ekonomi, në fjalën e saj, vuri në dukje se rrugëtimi drejt Bashkimit Europan, është një rrugëtim për të përmirësuar legjislacionin kombëtar.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Duke folur për kapitullin e 11 të Integrimit në BE, që lidhet me regjistrin e Fermave, Ekonomi tha se ky proces është duke u realizuar përmes kartave të fermerëve.

“Në këtë prizëm mbështetja e fermave nga qeveria shqiptare nuk ka munguar. Një nga politikat e ndjekura është dhe dhënia e naftës pa akcizë për fermerin, që do të thotë se për çdo fermë, që përdor 100 litra naftë për modernizimin e shërbimit në fermë, 54-56 litra naftë, ferma i merr falas. Për këtë atij i duhen dy elemente; NIPT-i i sipërmarrjes së tij dhe që ky NIPT të jetë i lidhur me një parcelë. Një fermer duke bërë këtë veprimtari ndihmon në ngritjen e regjistrit të fermave, duke ndjekur kështu modelin e BE, “Ajax”, që lidh fermerin me parcelën, duke krijuar kështu dhe kontabilitetin vjetor të aktivitetit të tij”,- tha Ekonomi.

Ministrja e Bujqësisë shtoi se është mbyllur tashmë dhe thirrja e tretë e IPARD, e cila është dëshmi se vendi ynë ka treguar se është nga më të aftët në thithjen e fondeve të BE për Bujqësinë, sa i takon Ballkanit Perëndimor.

“Ka përfunduar dhe thirrja e tretë e IPARD, ku kanë aplikuar 369 fermerë dhe vlerësimi i aplikimeve është ende në proces.  Duhet të kemi patur parasysh, se, që kur janë hapur thirrjet e IPARD në Shqipëri, duke nisur nga viti 2014, kemi rreth 1 057 aplikime, ku në thirrjen e parë iu dha mundësia 317 fermerëve të jenë fitues, 371 fitues u përzgjodhën në thirrjen e dytë, ndërsa tani po presim vlerësimin e thirrjes së tretë. Janë lidhur deri tani 271 kontrata. Në total kemi harxhuar një vlerë prej 46 milionë euro, teksa shuma totale e IPARD është 94 milionë euro, ku qeveria shqiptare kontribuon me ¼ e fondit”,- tha Ekonomi.

“IPARD-i ka treguar se Shqipëria është shumë e aftë të thithë fonde, madje më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Thithja e fondeve nga Shqipëria është 95%, një vlerë shumë e rëndësishme kjo përsa i takon kapitullit të 11, në dy këndvështrime. E para, sepse po bëhemi gati të ngrimë regjistrin përmes kartës së fermerit, pra përmes elementëve tanë dhe së dyti, fakti që Shqipëria ka qenë e sukseshme në përdorimin e fondeve të IPARD”,- thekson Ekonomi.

Ministrja Ekonomi tha se po ecet me ritëm të kënaqshëm puna për kalimin nga ferma të zakonshme në ferma bujqësore. “Në vitin 2020 përmes skemës së mbështetjes kombëtare për prodhimin organik, ku u kërkua kalimi në ferma organike, u vunë në dispozicion disa fondeve. Në vitin e parë 100 mijë lekë, për vitin e dytë 150 mijë lekë dhe në vitin e tretë 200 mijë lekë,. Në total janë 60 kontrata të nënshkruara, ndërsa aplikimet arritën 125 ferma. Ritmi i rritjes së fermave shqiptare nga fermat të zakonshme në ato organike, ka qenë tejet i kanaqshëm”,- the Ekonomi, duke  mbyllur pasqyrimin e punës për kapitullin e 11.

Duke folur për kapitullin e 12, që flet për sigurinë ushqimore, ku në fakt rekomandimet kërkojnë që të përfundojë riorganizimi i shërbimit veterinar, Ekonomi, u shpreh se ky shërbim ka qenë i copëzuar deri pak vite më parë.

“Këtu shërbimi veterinar ka qenë i copëzuar, hallkat jo të lidhura mes tyre, pasi një pjesë ishte në privat, një pjesë në shtet dhe puna ishte e paqartë. Sot është konceptuar si një i gjithë, duke ngritur autoritetin kombëtare të shërbimit veterinar si një trup të vetëm, të ndarë dhe sipas Drejtorive rajonale. Kjo siguron ndjekjen e kafshës, që nga moment i matrikulimit, duke i dhënë mundësi veterinerit të ndjekë shëndetin e kafshës në çdo hap, vaksinimin…etj, në çdo moment të jetës së saj deri tek thertorja. Në këtë pikë fundore, hyn në lojë dhe koordinimi i punës me AKU, që ndjek procesin e higjienës dhe kushtet pas therjes. Në këtë formë, sot kemi një regjistër për kafshët, që njihet me emrin e regjistrit “RUDA”, duke qenë kështu konform të kapitullit të 12-të”,-tha Ekonomi.

Në kapitullin e 13, që lidhet me peshkimin, rritja e prodhimit të Peshkimit është 7.2% nga viti 2019 në vitin 2020. “BE ka rekomanduar të ndërmerren disa hapa për plotësimn e disa hapave administrativë në fushën e peshkimit. Në këtë prizëm janë bërë ndryshime të rëndësishme ligjore përgjatë viteve 2019-2020, çka na ka sjell dhe një situatë të përmirësuar në sektorin e prodhimit të peshkut. Në vitin 2020, ishte 16.3 mijë ton eksport, duke patur një situatë të përmirësuar me 7.2% nga viti 2019, ku ishte 15.2 mijë ton”,- tha Ekonomi.

Ajo shtoi se një nga pikat më të rëndësishme të sektorit është se flota e peshkimit është pajisur tashmë me blu box, për të montoruar peshkimin që të realizohet në zonat e përcaktuara.

“Po përfundon një plan për zonat e akuakulturës, që u hartua nga Ministria e Bujqësisë, dhe u nda dhe me ministritë e tjera që kanë zë me përdorimin e ujërave në  vendin tonë, atë të Turizmit dhe Mjedisit dhe ministrisë së Infrastrukturës. Sot kemi të përcaktuar një zonë ku mund të zhvillohet akuakultura të nesërmen”,-tha Ekonomi.

“Gjatë kësaj periudhe kemi bërë përmirësime për të përmirësur flotën e anijeve të peshkimit, duke patur parasysh që profesioni i peshktarit kërkon më shumë nxitje, sepse hyn tek disa profesione në ulje. Tani po vendoset dhe lidhja satelitore për të ditur se ku ndodhen anijet. Ky është një bashkëpunim mes ministrisë dhe AKSHIT”,- përfundoi Ekonomi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result