Skuadra e Napolit është në kërkim të një trajneri të ri. Eliminimi nga Europa League dhe rezultatet e dobëta në Serie A të trajnerit Genaro Gattuso kanë bërë që klubi të mendojë për trajner të ri.
Sipas “Tuttosport”, krerët e klubit napolitan e kanë kontaktuar trajnerin Maurizio Sarri.
Trajneri italian është i papunë që prej largimit nga Juventusi.
Sarri edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Napolit, ekip të cilin e ka udhëhequr nga viti 2015 deri në vitin 2018.
Nuk është vetëm Fiorentina që po kërkon Maurizio Sarri për sezonin e ardhshëm. Sipas Tuttosport, trajneri ende nën kontratë me Juventusin u kontaktua gjithashtu nga Aurelio De Laurentiis, i cili dëshiron ta rikthejë atë në Napoli në vend të Gattusos.