• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro

Basha: Do të bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut për energjinë

by albnews
27 February, 2021
in Albania, Rajoni
0
2
VIEWS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me drejtuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme shpjegoi planin e tij të energjisë, ku u shpreh se do të jetë një aleat për bizneset.

Basha theksoi se sektori i energjisë do të  jetë prioritet duke bërë të mundur eleminimin e taksës prej 240 lekë të vjetra të vendosur nga Rama dhe duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut.

“Si rezultat i mungesës totale nga ana e qeverisë ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme për të investuar, për të përqafuar avancimin e teknologjisë dhe kush ka humbur, keni humbur ju, sektori juaj dhe investitorët. Ka humbur shteti miliona, kush ka përfituar një grusht të korruptuarish. Për ta thjeshtuar diskutimin deri më sot kemi një situate ku kemi mbijetuar krijuar, punësuar dhe paguar dhe nga xhepat tuaj me një qeveri armiqësore ndaj biznesit, ne do t’ju shohim si aleatë që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor për ta bërë Shqipërinë më të pastër dhe energjinë me pak të kushtueshme. Do na bashkojë misioni, me qeverinë time do më keni aleat me një kërkesë të vetme ndaj jush të jemi aleatët e mi, dhe të qeverisë së ardhshme.

Sektori i energjisë elektrike për ne është kyç dhe prioritet dhe do të mbështetet në politika të qarta, do të bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut, duke filluar me mirëadministrimin, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor për ju dhe investitorët tuaj dhe të brendshëm. Duke respektuar kontrata e nënshkruara me përfitime reciproke për biznesin dhe duke nxitur fuqimisht investimet e huaja. Këtë promovim do ta bëjmë dhe me politikat subvencionuese me politikat e BE-së.”, u shpreh Basha.

Fjala e plotë e Bashës

Përshëndetje dhe ju uroj mirëseardhjen përfaqësuesve të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme. Brenda një periudhë afro 2 vjeçare, jemi takuar disa herë së bashku, por edhe me ekspertët tanë më të mirë me qëllim hartimin e një plani realist ambicioz dhe produktiv për Shqipërinë në dy drejtime: Në drejtimin e maksimizimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe në drejtimin tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejtë me rolin që energjia ka në strukturën e ekonomisë shqiptare, në konkurueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe në aftësinë e bizneseve shqiptare për të hapur vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze, pra me fjalë të tjera për t’iu larguar ciklit negativ që ka karakterizuar këto 8 vite dhe për të nisur një cikël pozitiv ku potenciali është i jashtëzakonshëm e në veçanti potenciali i energjisë së rinovueshme ndonëse ka filluar të përdoret në dy dekadat e fundit, prapë se prapë mbetet në masë të madhe i pashfrytëzuar. Për këtë ju nuk keni absolutisht asnjë përgjegjësi.

Madje mund ta them me gojën plotë se të pakët janë sipërmarrësit që do të duronin, mbijetonin, prodhonin dhe vazhdonin në kushtet e një ambienti kaq jo miqësor, madje mund ta them me gojën plotë, kaq armiqësor ndaj sipërmarrjes në tërësi dhe ndaj disa sektorëve të veçantë të sipërmarrjes, siç është dhe sektori juaj. Në veçanti ju jeni goditur nga një nga problemet kryesore që Banka Botërore, FMN-ja, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit dhe raportet e ndryshme, duke përfshirë ato anti-korrupsioni, si Tansparenc Internacional, kanë nënvizuar; që është mungesa e parashikueshmërisë, ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës, dhe vendosja e masave arbitrare, të pajustifikuara pa ju dhënë mundësinë që ju të keni një rekurs të vërtet ligjor, i cili të vërë drejtësi aty ku shteti është palë me ju, por nuk zbaton detyrimet e veta.

Si rezultat i mungesës totale të luajalitetit nga ana e qeverisë në këto 8 vite, ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për të zhvilluar sektorin, mundësi për të investuar, mundësi për të përqafuar avancimin e shpejtë të teknologjisë. Dhe si rezultat i kësaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitorët, ka humbur sipërmarrja shqiptare që paguan koston më të lartë të energjisë në rajon, dhe humbësi fundor por më i madh është qytetari shqiptar, është familja shqiptare. Ka humbur dhe shteti miliona, dhjetëra miliona, qindra miliona, që do t’i përfitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt nëse nuk do të ekzistonte kjo situatë. Kush ka përfituar? –një grusht të korruptuarish.

E shikojmë se ku jemi në raport me vendet e tjera të rajonit. E shikojmë se ku jemi në raport me ata të cilët kur ju ishit në start, ishin prapa jush. Për ta thjeshtuar diskutimin. Deri më sot kemi një situatë ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, punësuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj të punësuarit me një qeveri armiqësore në tërësi ndaj biznesit. Ju garantoj se në themel të platformës tonë për energjinë qëndron një qasje kryekëput ndryshe. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë. Prandaj përdora fjalën aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojnë aksionet, qofshin këto aksione të fshehura në emra të tjerë apo ryshfet me lekë të thata në xhep apo në konto bankare.

Po do na bashkojë misioni, misioni. Na ndajnë shumë gjëra dhe duhet të na ndajnë dhe do të na mbajnë të ndara, se përndryshe, në qoftë se nuk na mbajnë të ndara, në qoftë se turbullohet një linjë që do ta ndajë qartë dhe do ta pres me thikë vendimmarrësin publik nga sektori privat, gjërat do të shkojnë kështu siç kanë shkuar. Por na bashkon misioni dhe këtë mision, nesër qeverinë e pas 25 prillit, qeverinë time dhe mua personalisht do më keni aleat me një kërkesë të vetme ndaj jush, të jeni aleatët e mi, qeverisë, qeverisjes së ardhshme dhe shqiptarëve në atë mision, të rritjes së punësimit, të rritjes së konkurueshmërisë, të diversifikimit të eksportit shqiptar, eksportit të energjisë po kështu.

Pra, të misionit të rimëkëmbjes ekonomike dhe nxjerrjes së Shqipërisë nga kjo krizë e thellë ku është futur. Padiskutim keni dëgjuar paketën e plotë për biznesin që u prek dhe ju, që nga ulja normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra apo 24 lekë të reja për litër, sikundër edhe reforma rregullatorë, e cila ka për qëllim të thjeshtojë në maksimum ndërveprimin ndërmjet qeverisë, burokracisë dhe sektorit të sipërmarrjes ku do ti japim fund paradoksit që 1000 zyrtarë të shtetit sot mbajnë vula në xhepa dhe ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë, që nga momenti që dilnin nga shtëpia deri në momentin kur futeni në shtëpi. Ju kërkojnë autorizim për gjithçka. Ndoshta me përjashtim të frymëmarrjes, për gjithçka tjetër ju kërkojnë leje, autorizime, licenca dhe janë kthyer në shushunja shkatërrues të sistemit të tregut të lirë dhe të konkurrencës së lirë. Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Si i tillë do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta.

Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, të cilat janë të fundosura nga korrupsioni, paaftësia dhe nepotizmi; duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor, në radhë të parë për ju por edhe për investitorët e tjerë privatë të brendshëm dhe të huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e nënshkruara me përfitime reciproke, si për biznesin ashtu dhe për publikun dhe qytetarët shqiptarë; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, veçantisht eolike dhe solare, të erës dhe të diellit. Këtë promovim do ta bëjmë duke përdorur edhe politika subvencionuese në përputhje totale me politikat e BE ku është synimi të anëtarësojmë Shqipërinë brenda një kohe sa më të shkurtër pas 8 vitesh ngecje në vend.

Pa diskutim energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjitik shqiptarë, por jam i bindur që me pasurimin e burimeve dhe diversifikimin e tyre, në veçanti sa i përket energjisë diellore edhe asaj eolike, do bëjmë të mundur që edhe vlerën e energjisë hidrike ekzistuese dhe asaj në të ardhmen ta shumëfishojmë dh eta bëjmë që të punojë për ekonominë shqiptare, për sipërmarrjen shqiptare, për koston e prodhimeve shqiptare që do të thotë për eksportin shqiptarë dhe në vetvete për eksportin e energjisë që është një synim dyfish strategjik për fitimet financiare që I sjell Shqipërisë dhe për kthimin e Shqipërisë në një lojtarë strategjik rajonal sa i përket energjisë.

Për të gjitha këto jemi ulur këto vite për t’iu dëgjuar, për të ndjekur problemet tuaja. kemi ngritur zërin për këto problem, pa diskutim kanë rënë në vesh të shurdhër, përkundrazi zullumi është shtuar e shtuar.25 Prilli është dita të presim së bashku nyjën gordiane që mban të lidhura këto problem.25 Prilli është dita ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli është dita ku zgjedhja është shumë e thjeshtë, vazhdohet dot më kështu apo do të ndryshohet ?

Sot nuk keni vetëm pyetjen para jush , por keni edhe arsyet pse 25 Prilli do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë, jo thjeshtë për një parti politike apo një koalicion  partish, por për sipërmarrjen shqiptare, për të punësuarit tuaj, për vizionin tuaj, për ëndrrat tuaja të realizuara dhe që mezi I mbani në këmbë dhe për ëndrrat që flenë në sirtarë dhe që nesër do të kenë mbështetjen totale të një qeverie aleate të sipërmarrjes në çdo fushë e në veçanti të energjisë së rinovueshme si një sektor kyç, strategjik që do të përmirësojë cilësinë e jetës, të ajrit, të mjedisit dhe koston energjisë që  prek drejtpërdrejt xhepat e çdo familje shqiptare dhe natyrisht prek ekonominë dhe biznesin në tërësi. Edhe njëherë ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen në këtë takim.

Previous Post

Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Next Post

Babis: Vendi drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici
Albania

Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici

23 August, 2025
VIDEO/ Televizioni publik gjerman denoncon: Skandal mjedisor në Shqipëri
Albania

VIDEO/ Televizioni publik gjerman denoncon: Skandal mjedisor në Shqipëri

23 August, 2025
Next Post
Babis: Vendi drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

Babis: Vendi drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Statistika/ Kane garanci golash, 65 gola në 64 ndeshje të Bundesligës

Statistika/ Kane garanci golash, 65 gola në 64 ndeshje të Bundesligës

23 August, 2025
Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërheq turistë kureshtarë për komunizmin

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërheq turistë kureshtarë për komunizmin

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
“Do të vendosim ne”, Guardiola flet për të ardhmen e dy yjeve të Man Cityt

“Do të vendosim ne”, Guardiola flet për të ardhmen e dy yjeve të Man Cityt

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5799 shares
    Share 2320 Tweet 1450
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2856 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM