Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë ditën e sotme Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Meta shkruan se aty ndodhej për të për të ndarë ide për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të këtij qyteti.
Po ashtu, kreu i shtetit shkruan se zëri i qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet dhe do të dëgjohet më fort se kurrë në “referendumin historik të 25 prillit”. Në këtë ditë, sipas Metës, sovrani merr në dorë fatin dhe të ardhmen e tij.
Meta shprehet më tej se është tepër e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile, të angazhohen për të nxitur një pjesëmarrje historike në këto zgjedhje.
Postimi i Metës:
Shumë i lumtur, që ditën e parë të pranverës ta filloja me një takim me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”, për të ndarë shumë ide të frytshme për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të këtij qyteti, nga masakrat urbane dhe vendimet arbitrare të pakonsultuara me komunitetin.Zëri i qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet dhe do të dëgjohet më fort se kurrë në referendumin historik të 25 prillit kur sovrani merr në dorë fatet dhe të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë për 100 vitet, që do të vijnë.Është tepër e rëndësishme, që organizatat e shoqërisë civile, të angazhohen për të nxitur një pjesëmarrje historike në këto zgjedhje, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e tyre dhe çelur sa më parë negociatat me Bashkimin Europian. Përmes zgjimit qytetar, pranvera do të vijë edhe më shpejt!