Përplasje të ashpra me policinë në Kukës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sërish tensione në Kukës, në KZAZ 11 ku qytetarët kanë pasur një përplasje të ashpër me drejtuesit e policisë në këtë qark. “Çfarë doni ju doni luftë”, shprehen qytetarët, ndërsa punonjësit e policisë thonë që po bëjnë vetëm detyrën.

Në oborrin e kësaj KZAZ është sjellë dhe një kamioçinë nga ana e Bashkisë, ku duket se do të përdoret për të shpërthyer derën, dhe për të nxjerrë nga aty materialet zgjedhore.

Futja e kamioçinës ka tensionuar edhe më shumë situatën, duke bërë që në ambientet e brendshme të KZAZ të hidhen edhe shashka.

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu në një deklaratë për shtyp deklaroi se zgjedhje nuk mund të ketë sa kohë që është në fuqi dekreti i Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve në datë 30 qershor. Ai tha se kryeministri Rama do ta çojë situatë njësoj si me rrugën e Kombit, ta çojë situatën në kulm dhe pastaj të kërkojë falje.

Share This Article