Rama: Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së për negociatat

albnews
By
1 Min Read

Me mbërritjen në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan “Bruksel – Me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Rama dhe homologu i  tij maqedonas janë në Bruksel për mbledhjen e liderëve të Bashkimit Evropian.

Për dy ditë, liderët e BE do të mblidhet për të diskutuar për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ditën e djeshme nuk ranë dot dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./Ora News/

Share This Article