Pneumologia, Silvana Sadria ditën e sotme e ftur në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se vendi ynë po kalon fazan e tretë të Covid.
Ndër të tjera mjekja foli për simptomat, ku theksoi se është vënë rritje e rasteve që paraqiten me dhimbje koke, diarre apo dhimbje muskulature, të cilat nuk kanë qenë prezente më përpara.
Duke folur për mënyrën e trajtimit, Sadria shtoi se përdorimi i antibiotikëve nuk rekomandohet gjatë javës së parë. “Parimi jonë ka qenë duke njohur mushkërinë, njerëzit tremben nga temperatura ndonjëherë. 4-5 ditëshi i parë është gjithmonë faza e pritjes, izolimit dhe monitorimit të temperaturës dhe mirë është të mos përdoren medikamente.
Rekomandohet më pas një analizë gjaku, dhe gradualisht në varësi fillohet me radiologji. Nëse simptomat janë të lehta dominohet më mirë sëmundja. Por në fazën kur mushkëria është prekur nuk ka funksionuar kjo sëmundje, unë mund ta jap këtë mjekim, dhe kjo ndoshta ka qenë dhe gabimi. Ka plot pacientë që venë në farmaci dhe e marrin vetë.”, tha Sadria.
Ndërkohë, në një lidhje me Skype Edlira Çepani theksoi se duke patur parasysh rritjen e rasteve duhet të ketë një shtrëngim të masave, të cilat duhet të shoqërohen me një plan konkret më afatgjatë. “Për mendimin tim nuk duhet të jetë dyjavor, mendoj se këto masat që merren sot nuk kanë tendencë të jenë të suksesshme, duhet një plan më afatgjatë qoftë për mbylljen, hapjen apo masa të ndërmjetme dhe të zbatohen me rigorozitet.”