ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 4 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 4 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 8 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 8 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Komisioni i Ligjeve mblidhet për shkarkimin e Presidentit

albnews by albnews
19 June, 2019
in Albania
0
Meta: Anulimi i 30 qershorit mjet emergjent per të shmangur përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mazhoranca qeverisëse është e vendosur në rrugën që ka nisur për të  shkarkuar presidentin e republikës Ilir Meta. Komisioni i Ligjeve diskutoi për kërkesën e depozituar nga 55 deputetë të Partisë Socialiste, për të shkarkuar Presidentin, pas dekretit të tij për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Për më shumë se 60 minuta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve, mes tyre edhe deputetë të opozitës së re. Në këtë komision është diskutuar vlefshmëria dhe ligjshmëria e kësaj kërkese dhe hapat që do të ndërmerren më pas.

RelatedPosts

Daily Mail: Shqipëria po ia kalon Spanjës si destinacion pushimesh për britanikët

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

Që në fillim kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, u shpreh se “nëse Presidenti kërkon të vijë në Komision, i krijohet kjo mundësi. Ky Komision do t’i çojë një ftesë Presidentit për të ardhur dhe për të shpjeguar qëndrimet e tij, të cilat janë bërë publike me datë 10 qershor, se përse Presidenti çdekretoi datën e zgjedhjeve”.

Ndërkohë, deputeti Ralf Gjoni tha se maxhoranca po i bën karshillëk Presidentit të Republikës. Ai u shpreh se i duket i nxituar që në kontekstin aktual politik, maxhoranca të ndërmarrë një hap të tillë, duke iniciuar shkarkimin e Presidentit. Zoti Gjoni ka kërkuar që procedurat e nisura të shtyhen pas 30 qershorit. Kjo kërkesë e tij është hedhur në votim dhe me votat e shumicës, është  refuzuar.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta është lexuar nga deputeti Taulant Balla, i cili edhe një herë theksoi se “është shkelur e drejta e sovranit për të votuar dhe se Presidenti ia ka hequr këtë të drejtë sovranit”. Dekreti sipas Taulant  Ballës cenon rendin kushtetues dhe Presidenti ka marrë tagrin e sovranit. Në të tilla kushte, sipas deputeti të PS, nuk ka rrugë tjetër veçse shkarkimi i Presidentit. Ndërkohë në Komision ka pasur edhe debate mes deputetit Balla dhe Gjoni. Ky i fundit e pyeti deputeti socialist se “përse merret me këtë korridor kushtetues dhe se në të shkuarën ka pasur precedentë të tillë dhe fare mirë dekreti mund të shkojë në Gjykatën Administrative”.

Madje zoti Gjoni ka përdorur ironi duke cituar  Presidentin e Republikës, duke thënë se “kjo kërkesë mund të shkojë në Gjykatën e Skraparit”, që  në fakt nuk ekziston.

Deputeti Balla iu përgjigj se nuk mund të ketë ndryshim date pa konsensusin paraprak të partive. Sipas tij e gjitha kjo është një luftë e opozitës që po destabilizon vendin dhe Presidenti mori një qëndrim politik në krah të opozitës.

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result