Meta takon Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka uruar Kurtin për fitoren si dhe për procesin  demokratik zgjedhor.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për shumë ide për forcimin e bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Metës:

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.

Share This Article