Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje në parim për ndarjen e kostove të pranisë së trupave amerikane në vendin aziatik.
Ky hap u njoftua nga të dy vendet pas bisedimeve të arritur dje në Uashington.
”Qeveria e Koresë së Jugut do të mbyllë hendekun që ka ekzistuar për më shumë se një vit duke nënshkruar një marrëveshje së shpejti”, njoftoi Ministria e Jashtme në Seul.
SHBA aktualisht kanë 28 500 trupa në Korenë e Jugut për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme nga Koreja e Veriut.
Nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump, qeveria amerikane i kërkoi fillimisht aleates së saj, Koresë së Jugut, të rezervonte rreth pesë miliardë dollarë në vit për stacionimin e ushtarëve amerikanë ose rreth pesë herë më shumë tarifën e paguar më parë.
Kërkesat e Trump u deklaruan të papranueshme nga pala koreano-jugore dhe marrëveshja e mëparshme përfundoi në 2019.
”Marrëveshja e fundit do të forcojë rëndësinë e aleancës dypalëshe si një kolonë e paqes, sigurisë dhe prosperitetit për Azinë Verilindore dhe pjesën tjetër të botës”, shkroi në Twitter Departamenti i Shtetit.