Florian Tahiri është dorëhequr nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit.
Mësohet se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve për deputet në koalicionin opozitar, shkruan “Panorama”.
Prej disa vitesh, Tahiri ka dhënë kontributin e tij në bashkinë e qytetit të Durrësit. Dorëheqja e tij vjen në ditën e dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ.
Tahiri do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.
Ai u emërua në Bashki në shkurt të vitit 2016, nga radhët e PDIU-së.