Inxhinierja Luljeta Bozo, e cila do të kandidojë për Partinë Socialishte në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka reaguar në lidhje me një video të shfaqur së fundmi në media.
Videon ku shfaqet në kongresin e Partisë së Punës në 12 Qershor të vitit 1991, teksa ndërrohej emri i saj, Bozo e ka quajtur montazh.
E ftuar në emisionin “Radari Informativ”, Bozo u shpreh se ka qenë anëtare e Partisë së Punës, por nuk ka marrë pjesë në kongresin e saj.
”Luljeta Bozo nuk ka qenë asnjë ditë anëtare e Partisë Socialiste. Anëtare e Partisë së Punës kam qenë. Që kur u bë ky ndryshim i madh unë e ndava mendjen që do largohesha. Ato që I nxjerrin nuk e di nga I kanë nxjerrë. Nuk kam qenë unë në videon që ka dalë. Unë kam marrë pjesë në kongresin e Bashkimit të Grave. Është montazh. Pa diskutim është montazh. Unë nuk kam qenë se nuk kam marrë pjesë në atë kongres.”, tha Bozo.