Basha publikon raportin e aplikimeve për azil në BE

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka tashmë të përditshme reagimet e tij për problemet që kjo qeveri ka sjellë.

Basha përmes një postimi në Instastory ka nxjerrë raportin e azilkërkimeve në BE për vitin 2020. Basha pyet nëse e ndaloi pandemia largimin e shqiptarëve ose jo.

Përgjigja për të është jo, sepse Shqipëria sipas raportit të publikuar është e dyta pas Sirisë sa i përket aplikimeve për azil për 1 milion banorë.

Ndër të tjera ai thekson se kanë ngelur edhe 45 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Share This Article