Në Itali u raportuan sot 22 409 raste pozitive me COVID-19 dhe 332 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Shkalla e pozitivitetit, gjithashtu, u rrit me rreth 0,5 % duke shkuar në 6,2%, nga 5,7% që ishte një ditë më parë.
Aktualisht, ka 253 shtrime të reja në kujdesin intensiv (ICU) për COVID-19 në 24 orët e fundit. Në total, tani janë 2 827 pacientë në ICU.
Bilanci midis pranimeve dhe daljeve është 71 pacientë më shumë.
Në pavijonet e zakonshme, pacientët u rritën me 489 njësi krahasuar me dje, duke e çuar totalin e tyre në 22 882.