Në Gjilan vdes një 16-vjeçar si pasojë e Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 16-vjecar nga Vitia ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 duke u bërë kështu viktima më e re në Kosovë nga ky virus, që nga fillimi i pandemisë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili tha se i riu ka ardhur në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka thënë se 16 vjeçari vuante nga retardimi psikomotorik.

“Është rasti i cili ka qenë paraprakisht i prekur me protandim psikomotorik dhe ka qenë në gjendje të rënd që nga fillimi i mjekimit. Edhe përkundër angazhimit dhe të gjitha intervenimeve nuk ka arritur të mbijetoj”, është shprehur ai.

Hajralluahu ka thënë se i ndjeri kishte shkuar në Spital i prekur me COVID-19 pasi edhe familja e tij ishin të infektuar.

Sipas tij, 16 vjeçari ka qëndruar në Spitalin e Gjilanit për 10 ditë.

Share This Article