• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Amnesty International: Pabarazitë në vaksina rrezikojnë jetë njerëzish

Amnesty International: Pabarazitë në vaksina rrezikojnë jetë njerëzish

by albnews
11 March, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Veprimet e kompanive farmaceutike dhe shteteve të pasura po bëjnë që miliarda njerëz që janë në rrezik nga COVID-19, të kenë pak gjasa të marrin doza të vaksinave gjatë këtij viti, të cilat mund t’ua shpëtojnë jetën, thotë organizata Amnesty International, që ka lansuar një fushatë të re globale, përmes së cilës bëhet thirrje që të ketë qasje universale në vaksina. Fushata “Ndarje e barabartë: Qasje universiale në vaksinat kundër COVID-19” u bën thirrje kompanive farmaceutike që të ndajnë njohuritë e tyre dhe teknologjinë, që të maksimizohet numri i dozave të qasshme të vaksinës në mbarë botën. Gjithashtu, përmes kësaj fushata, u bëhet thirrje shteteve që të ndalojnë pjesëmarrjen në “nacionalizmin e vaksinave” dhe të punojnë së bashku, që të sigurohen që ata që janë në rrezik më të madh nga COVID-19, në të gjitha shtetet, të mund të kenë qasje menjëherë në vaksinat kundër koronavirusit.

“Kush ka qasje në vaksinat kundër COVID-19, kur dhe me çfarë çmimi, janë disa prej pyetjeve më të rëndësishme dhe më të debatueshme që sot përballen shoqëritë tona. Por, përgjigjet po formësohen nga interesat e shteteve të fuqishme dhe kompanive”, tha Stephen Cockburn, kreu i departamentit për Drejtësi Ekonomike dhe Sociale në Amnesty International.

“Deri më tani, ato (shtetet dhe kompanitë) kanë krijuar një situatë të rrezikshme të pabarazive globale në qasjen në vaksina dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Disa shtete të pasura janë përpara (në vaksinim), ndërkaq pjesa tjetër e botës po lufton që të ia nisë këtij procesi. Të gjithë meritojnë një mundësi që të kenë qasje në vaksina – dhe kur vjen puna për të drejtat tona të shëndetit, nuk ka vend për diskriminim”, shton Cockburn. Sipas Amnesty International, shtetet e pasura kanë blerë mbi gjysmën e furnizimit të vaksinave, edhe pse këto shtete paraqesin vetëm 16 për qind të popullatës globale. Këto shtete kanë administruar mbi 60 për qind të dozave të vaksinave që janë në botë, ndërkaq mbi 100 shtete ende nuk kanë vaksinuar asnjë person.

“Askujt nuk duhet t’i mohohet qasja në kujdesin shëndetësor, përfshirë qasja në vaksina bazuar se ku ata jetojnë, kush janë apo edhe sa para fitojnë. Me një presion të mjaftueshëm ndaj njerëzve të duhur, ne mund të sigurohemi që sistemi i vaksinimit kundër COVID-19 të garantojë të drejtat njerëzore”, tha Stephen Cockburn.Ndarja e njohurive dhe teknologjisë

Paratë e miliarda taksapaguesve janë shpenzuar për të ndihmuar kompanitë si AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer/BioNTech për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinat, por pavarësisht kësaj, këto kompani – dhe të tjera – sipas Amnesty International, po refuzojnë të ndajnë kërkimet që kanë bërë, njohuritë e tyre dhe teknologjinë. Kjo do të thotë se kompanitë e tjera farmaceutike nuk mund të përfitojnë nga këto përparime shkencore, në mënyrë që të prodhojnë vaksinat e tyre gjë që do të rriste furnizimet me vaksina dhe të njëjtat do të mund të ishin të qasshme për shtetet që kanë buxhete më të vogla. Për shembull, në maj të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë krijoi një vegël për qasje në teknologjinë e krijimit të vaksinave kundër koronavirusit (COVID-19 Technology Access Pool, C-TAP), në mënyrë që kompanitë të mund të kenë qasje në të dhënat dhe njohuritë dhe më pas të licencojnë prodhimin dhe transferin e teknologjisë te një prodhues tjetër potencial. Kjo vegël ka për qëllim që të sigurohet që njerëzit kudo të mund të kenë qasje sa më shpejt në vaksina. Por, deri më tani, asnjë nga kompanitë farmaceutike nuk i është bashkuar C-TAP, thuhet në raportin e Amnesty International.

Amnesty International porosit që qeveritë duhet të përmbushin obligimet e tyre sa u përket të drejtave të njeriut dhe të mbështesin propozimet për të hequr disa nga dispozitat e Marrëveshjes TRIPS, një traktat ndërkombëtar që mbikëqyr të drejtat për pronën intelektuale. Kjo marrëveshje, shpesh ka kufizime sa i përket asaj se kur, ku dhe si mund të prodhohen ilaçet. Këto dispozita të kësaj marrëveshjeje, nëse hiqen, do të mundësonin që të zbatoheshin patentat për pronë intelektuale dhe mbrojtje të pronës, që tani për tani po krijojnë pengesa që më shumë kompani të prodhojmë vaksina kundër COVID-19. Megjithatë, pavarësisht se një gjë e tillë mbështetet nga shumica e shteteve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ky propozim po kundërshtohet nga shtetet e pasura.

Teksa disa shtete refuzojnë që t’i mbajnë përgjegjës prodhuesit e vaksinave, sa i përket përgjegjësive që ata kanë për të drejtat e njeriut, për të zgjeruar qasjen në vaksina për sa më shumë persona, ndarjet e thella dhe pabarazitë në mes të shteteve dhe komuniteteve, vetëm sa janë ekspozuar edhe më shumë. Amnesty International thotë se personat që janë më në rrezik nga pandemia COVID-19 po vuajnë më së shumti, pasi shumë shtete dhe kompani farmaceutike po vazhdojnë të prioritizojnë marrëveshjet dypalëshe në vend se të sigurohen se të gjithë njerëzit, në çdo shtet, të kenë mundësi të barabartë sa i përket marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.

“Teksa shënojmë njëvjetorin e shpalljes së pandemisë COVID-19, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë këtë tragjedi duke ndodhur, kur ne kemi zgjidhje në tavolinë”, tha Tamaryn Nelson, këshilltar shëndetësor në Amnesty International.

“Në mes të garës së qeverive për të vaksinuar fillimisht të gjithë popullatën e tyre dhe kontrollit të ashpër që mbajnë kompanitë farmaceutike mbi patentat e tyre, ne po harrojmë që jeta e njerëzve është në rrezik. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt”, shtoi Nelson.

Amnesty International thotë se është koha që kompanitë farmaceutike dhe shtetet të përmbushin obligimet dhe përgjegjësitë e tyre për të drejtat e njeriut. Kjo organizatë thotë se po bën fushatë për kompanitë, përfshirë AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që ato të ndajnë njohuritë dhe teknologjinë e tyre, në mënyrë që të gjithë personat, në mbarë botën, të kenë qasje në vaksinë. Kjo organizatë kërkon nga shtetet që të rrisin presionin ndaj kompanive dhe të bëjnë pjesën e tyre, duke punuar në mënyrë kolektive, që të sigurohen që të gjithë personat në mbarë globin, që janë në rrezik nga sëmundja COVID-19, të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur./REL

Previous Post

‘Miting’ në Kavajë/ Shihni Bashën mbi kofanon e makinës

Next Post

Manastirliu e konfirmon: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

albnews

albnews

Related Posts

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht
Bota

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë
Bota

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025
“Skandali Perrier” trondit qeverinë e Macronit, Nestlé Akuzohet për mashtrim me mbështetje politike
Bota

“Skandali Perrier” trondit qeverinë e Macronit, Nestlé Akuzohet për mashtrim me mbështetje politike

20 May, 2025
Next Post
Manastirliu e konfirmon: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

Manastirliu e konfirmon: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4720 shares
    Share 1888 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2399 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM