Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vendi shkoi në zgjedhje pasi sipas tij, pushteti me 51% kërkoi nënshtrim.
Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë meqë ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente dinjitoze.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi Kuvendi i Republikës, nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi mesnatën e 28 prillit.
“Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi!”, ka shkruar ai në Facebook.

