Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në paraqitjen e tij në TV21, i pyetur nëse ishte i kënaqur me sundimin e ligjit, shkurtimisht tha “Jo”, ndërsa më tej duke folur në lidhje me këtë temë tha se funksionarët, përfshirë edhe atë, i zhgënjyen “revolucionarët laramanë”. Problemi kryesor, tha presidenti, është se ligjet nuk vlejnë për të gjithë njësoj, transmeton.
“Unë isha bartës në njësinë e parë zgjedhore dhe thoja çdo ditë se nëse “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe “, marshuam me muaj nëpër rrugë, etj. Ky ishte slogani kryesor i Revolucionit laraman. Fatkeqësisht, ata njerëz, veçanërisht ata revolucionarë laramanë, mbi të gjitha, qytetarë që nuk kanë përkatësi të pastër partiake, ne, unë, i zhgënjyem. Unë nuk iki nga kjo. Motivet janë të shumta, secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësi, të shikohemi në sy, të themi ‘Ne nuk kemi vënë drejtësi’. Insistoj, bisedova me z. Mariçiq dhe me Ljupço Nikolovskin, u thashë, procedojnë metodologji pastrimi, strategji për të luftuar korrupsionin…e gjithë ajo është mirë, por ne gjatë 30 viteve të kaluara kemi super inflacion nga ato dokumente, neve na duhet implementimi praktik i atyre dokumenteve. Me vite them, ne nuk jemi në këtë rrëmujë sepse nuk kemi ligje të mira… Ligji ekziston, por ligji është tjetër për ty, ndërsa ndryshe për mua, ndërsa nuk vlen për askënd. Ky është problemi ynë”, tha Pendarovski.
Kurse lidhur me rastin e arratisjes së ish-drejtorit Sasho Mijallkov, kreu i shtetit tha se në pritje të vendimit për rastin “Target-Fortesa”, arratisja de shfaqja e sërishme e tij duhet të sqarohet. Informacionet e tij nga institucionet zyrtare janë vetëm se ai nuk e kaloi kufirin shtetëror.
“Vetëm informacionet nga organet zyrtare, flas për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike, gjithçka tjetër është spekulim ose informacion i transmetuar verbalisht. Sipas atyre që konfirmojnë institucionet, ai nuk u arratis nga shteti, nuk e kaloi kufirin shtetëror. Kjo është ajo që e di në nivelin e informacionit zyrtar, gjithçka tjetër ende nuk është specifikuar. Nëse është ashtu, ku ka qenë? Kush e ndihmoi atë të ishte aty ku ishte në atë vakum në të cilin mungonte?”, tha Pendarovski.