Në një postim në rrjetet sociale kryetari i Partisë Demokratike Lulizm Basha vijon me renditjen sipas tij të dështimeve të qeverisë Rama.
Kryedemokrati e ka nisur ditën me pyetjen se si e ka menaxhuar pandeminë Rama, ndërsa i përgjigjet me “KEQ”.
Sipas tij menaxhimi i pandemisë nga qeveria ka qenë si mos më keq.
“43 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si e ka menaxhuar pandeminë Edi Rama? Përgjigjja: Keq! Këto të dhëna hedhin poshtë propagandën e Edi Ramës dhe dëshmojnë keqmenaxhimin e pandemisë”, shkruan Basha.