Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi sot kundër çdo lehtësimi përballë COVID-19, duke dhënë edhe një mesazh shprese dhe premtimin se ditë më të mira do të vijnë.
SHBA-ja do të tregojë së shpejti se ka mundur një prej periudhave më të errëta dhe më të rënda të historisë së saj”, deklaroi ai.
Ai përmendi gjithashtu një trajektore që do të mundësonte një 4 korrik festiv ku amerikanët do të mund të mblidhen në grupe të vogla rreth barbecue tradicionale.
“Kjo luftë ende nuk ka përfunduar”, paralajmëroi ai para se të shprehte bindjen se ditë më të mira do të vijnë.
COVID-19 ka shkaktuar më shumë se 2,6 milionë të vdekur në botë.