Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në Burrel.
“Në Burrel fillonte gjithmonë angazhimi, prezantimi dhe pastaj e mbyllnim por këtë radhe ndërruam të gjithë sistemin, për të bërë prezantimin e Luljetës si kandidate e LSI në qarkun e Dibrës, një mësuese. Por unë nuk do ta shikoja vetëm si mësuese, do ta shikoja dhe si një grua stoike që në gjithë historikun e LSI bashkë me ekipin e LSI ndër vite jo vetëm që ka qëndruar por ajo që më ka bërë përshtypje është që gjithmonë e kam parë Luljetën në të gjitha protestat e opozitës dhe nganjëherë ne gratë ne kemi nevojë shumë dhe për suportin edhe fizik të njëra-tjetrës”, tha Kryemadhi.
“Në këndvështrimet e politikanëve politika shikohet si një gjë shumë agresive ose si një gjë shumë pa kuptim. Por në fakt ne duhet t’i japim një imazh tjetër politikës, imazhin e administrimit të jetës shoqërore politike dhe ekonomike të vendit, për t’iu shërbyer njerëzve, për të qenë në funksion të njerëzve, të shoqërisë, të të rinjve dhe të rejave”, tha Kryemadhi.
“Unë mendoj që angazhimi për 25 prillin është angazhim qytetar në radhë të parë, për t’u përfshirë në sfida të tilla dhe për të dhënë ndoshta atë përmbysje përfundimtare të tranzicionit, që në fakt në grahmat e tij të fundit është pak më shumë qëndrestar. Por është si puna e atyre akullnajave që duken shumë të mëdha, por që shkrihen dhe bien në oqean”, tha Kryemadhi.