ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 1 minute ago
Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë 3 minutes ago
“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC! 6 minutes ago
Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri 8 minutes ago
Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur 9 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Policia ruse arreston qindra anëtarë të një forumi opozitar

albnews by albnews
14 March, 2021
in Bota
0
Rusi, 5000 të arrestuar pas protestave në mbështetje të Alexei Navalny

epa08977562 Russian police officers detain protester during an unauthorized protest in support of Russian opposition leader Alexei Navalny, in St. Petersburg, Russia, 31 January 2021. Navalny was detained after his arrival to Moscow from Germany, where he was recovering from a poisoning attack with a nerve agent, on 17 January 2021. A Moscow judge on 18 January ruled that he will remain in custody for 30 days following his airport arrest. Navalny urged Russians to take to the streets to protest. In many Russian cities mass events are prohibited due to an increase in COVID-19 cases. EPA-EFE/ANATOLY MALTSEV

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia ruse arrestoi të shtunën mbi 180 pjesëmarrës të një forumi anëtarësh të pavarur të këshillave bashkiakë, një veprim që vjen mes goditjeve të shumëanshme të autoriteteve ndaj kundërshtarëve.

Policia u shfaq në takimin e tyre në Moskë menjëherë pasi filloi, duke thënë se të gjithë të pranishmit do të arrestoheshin për pjesëmarrje në një aktivitet të një organizate të “padëshirueshme”. Një punonjës policie që drejtonte bastisjen tha se të arrestuarit do të dërgohen në stacionet e policisë dhe do të akuzohen për shkelje administrative.

RelatedPosts

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

Lirimi i të burgosurve politikë-Trump emëron të dërguarin special të SHBA-së për Bjellorusinë

OVD-Info, një grup i pavarur që monitoron arrestimet dhe shtypjen politike, tha se më shumë se 150 pjesëmarrës në forum u arrestuan.

Midis tyre ishin Ilya Yashin, një politikan i opozitës që drejton një nga qarqet komunale të Moskës; ish-kryetari i Bashkisë së Yekaterinburgut Yevgeny Roizman; dhe anëtarja e këshillit bashkiak të Moskës, Julia Galyamina.

“Qëllimi i tyre ishte të shkurajonin njerëzit nga përfshirja në politikë,” tha përmes një video nga furgoni i policisë Andrei Pivovarov, një politikan që ndihmoi në organizimin e forumit.

Pivovarov ka luajtur një rol kryesor në “Rusinë e Hapur”, një grup i financuar nga manjati rus i në mërgim Mikhail Khodorkovsky. Khodorkovsky u transferua në Londër pasi bëri 10 vjet burg në Rusi nën akuza që shihen gjerësisht si hakmarrje politike si rezultat i sfidës së tij ndaj regjimit të Presidentit Vladimir Putin.

Një ligj i vitit 2015 parashikon dënim penal për anëtarësimin në organizata “të padëshirueshme”. Qeveria ka përdorur ligjin për të ndaluar rreth 30 grupe, përfshirë “Rusinë e Hapur”.

Një ligj i mëparshëm i detyroi organizatat joqeveritare që marrin fonde të huaja dhe përfshihen në veprimtari, të përshkruara lirshëm si politike, që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Ligjet janë kritikuar gjerësisht si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të shtypur kundërshtarët, por autoritetet ruse i kanë përshkruar ato si një përgjigje e përshtatshme ndaj përpjekjeve të pretenduara perëndimore për të sabotuar vendin.

Goditja e policisë të shtunën ndaj forumit vjen pas arrestimit dhe burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Armiku politik më i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin u arrestua më 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj trajtim mjekësor nga një helmim me agjent nervor, për të cilin ai fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën.

Muajin e kaluar, Navalny u dënua me 2 vite e gjysëm burg për shkelje të dënimit me kusht, akuza që ai i hodhi poshtë si një hakmarrje të Kremlinit. Arrestimi dhe burgosja e tij shkaktuan një valë protestash në të gjithë Rusinë, të cilave autoritetet iu përgjigjën me një goditje masive.

Qeveria ka intensifikuar shtypjen e saj ndaj opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në shtator ndërsa popullariteti i partisë kryesore të mbështetur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, ka rënë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë

Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë

10 November, 2025
Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

10 November, 2025
“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC!

“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC!

10 November, 2025
Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result