Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen sot me subjektet politike për t’u konsultuar për konstituim sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Para pak ditëve subjekteve politike që do të jenë në Kuvend iu është dërguar ftesa për takim nga Osmani e Kurti.

Ftesës pozitivisht i është përgjigjur PDK-ja e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe AAK-ja e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Po ashtu ftesa iu është dërguar edhe partive të komuniteteve.

Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhajn do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në pra 13:30.

Ndërsa takimi nuk do të mbahet edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi të dielën, LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun, e i cili tha se është i gatshëm të takohet me Kurtin e Osmanin, por duhet shtyrë takimin për të premten.

Share This Article