Manchester Unitedi ka regjistruar fitoren e dytë në Premier League, pasi të dielën në “Old Trafford”, mposhti West Hamin me rezultatin e ngushtë 1:0.
Të dyja ekipet në pjesën e parë kishin mundësi të mira shënimi të cilat nuk arritën t’i konkretizonin.
Te Unitedi në rast të mirë ishte Marcus Rashford përderisa te West Hami Michail Antonio.
Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh me autogolin e shënuar nga Craig Dawson në minutë ne 53-të për 1:0.
Deri në fund londinezët tentuan të rrezikonin portën e David de Geas, që nuk lejoi të mposhtej.
Me këtë fitore Manchester Unitedi mbetet në pozitën e dytë me 57 pikë ndërsa West Hami në vendin e pestë me 48 pikë.