ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë 39 minutes ago
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba 41 minutes ago
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 3 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 3 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Greqia vendos të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

albnews by albnews
16 March, 2021
in Bota
0
Greqia vendos të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, deklaroi se do të vazhdojnë të aplikojnë vaksinën AstraZeneca nëse nuk ka ndonjë udhëzim nga EMA dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos vonojnë me vaksinimin

Greqia ka vendosur të vazhdojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca, e cila është pezulluar në disa vende evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Mbahet në Katar Samiti i dytë Botëror për Zhvillim Social, merr pjesë zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

Në një deklaratë të publikuar pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Vaksinimit Grek (EEE), u theksua se rastet e mpiksjes së gjakut të vërejtura pas aplikimit të vaksinës AstraZeneca në disa vende evropiane janë “raste të izoluara”.

Në deklaratë bëhet e ditur se u vendos të vazhdohet vaksinimi ashtu siç ishte planifikuar më parë.

Më tej thuhet se vendimi është marrë në përputhje me vendimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) mbi aplikimin e vaksinës AstraZeneca dhe në përputhje me rrethanat, vaksinimi në vend do të vazhdojë siç është planifikuar.

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, deklaroi se do të vazhdojnë të aplikojnë vaksinën AstraZeneca nëse nuk ka ndonjë udhëzim nga EMA dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos vonojnë me vaksinimin.

Kikilias theksoi se deri më tani 172 mijë doza të vaksinës AstraZeneca janë aplikuar në Greqi dhe nuk janë vërejtur efekte anësore.

Përdorimi i vaksinës Oxford-AstraZeneca, një nga vaksinat e para të zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19), u pezullua përkohësisht në disa vende me arsyetimin se mund të shkaktonte sëmundje të tilla si okluzion vaskular dhe embolia pulmonare, duke shkaktuar mpiksjen e gjakut.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

10 November, 2025
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

10 November, 2025
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result