Ambasadorja gjermane: Presim hapa të tjerë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të protestës kombëtare antiqeveritare të opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij, Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e quan atë legjitime dhe bën thirrje që ” Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtësisë.


“Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes së rëndësishme të Bashkimit Europian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyçe. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut.” thekson ajo.

Për të garantuar siguri ligjore. ” Presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore” thekson Ambasadorja Schütz.


Ambasadorja Schütz e cilëson atë legjitim Parlamentin aktual, të formuar pas heqjes dorë në bllok të opozitës nga mandatet e saj parlamentare në shkurt të këtij viti dhe marrjes së mandateve të deputetit prej KQZ-së nga kandidatët për deputetë të PD dhe LSI, në listat e këtyre dy partive, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Ambasadorja gjermane thekson:  “Respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohësisht, theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Për ndërtimin e një sistemi solid zgjedhor “Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve” përfundon deklarata.

/DW/ 

Share This Article