Të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, duke përcjellë pamje të takimeve që zhvilloi sot në Vlorë.
“Pata kënaqësinë të vizitoja sot Vlorën dhe të takoja qytetarët e saj mrekullueshëm. Të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për ta përmirësuar jetën e shqiptarëve, për të hapur më shumë vende pune, që të rinjtë tanë të kenë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë dhe së bashku do të sjellim ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Basha.