Portugalia do të hapë dyert për pushuesit britanikë nga 17 maji.
Mediat britanike raportojnë se Portugalia do të mirëpresë ata që janë vaksinuar apo që kanë një test negativ për koronavirusin.
Sekretarja për Turizmin, Rita Marques tha se po punohet që i gjithë procesi të jetë i lehtë dhe i drejtpërdrejt.
“Ne shpresojmë të mirëpresim të gjithë pushuesit britanikë nga 17 maji. Ata duhet t’u paraqesin autoriteteve portugeze një vërtetim që dëshmon se ata janë të vaksinuar ose kanë një test negativ për COVID-19. Do të jetë një proces shumë i drejtpërdrejt”, tha ajo.