Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim virtual me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se takimi ka zgjatur 45 minuta në të cilën presidenti Erdoğan mori pjesë nga rezidenca Vahdettin në rrethin Çengelköy të Stambollit.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, kreu i komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalın.