ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 5 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 5 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Turqia tërhiqet nga Konventa që i mbron gratë

albnews by albnews
20 March, 2021
in Bota
0
Turqia tërhiqet nga Konventa që i mbron gratë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Turqia është tërhequr nga traktati historik evropian i cili mbron gratë nga dhuna, i nënshkruar pikërisht nga Turqia për herë të parë para 10 vjetësh dhe që mban emrin e qytetit të saj më të madh.

Dekreti i presidentit Reccep Tayyip Erdogan është goditje për mbrojtësit e të drejtave të grave, të cilët thonë se marrëveshja është thelbësore për të luftuar dhunën në familje.

RelatedPosts

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

SHBA shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze për 10 mijë trupa në Gaza

Sekretaresha e Përgjithshme Këshillit Evropian, Marije Pejçinoviq Buriq e ka quajtur vendimin “shkatërrues”, shkruan AP.

“Ky veprim është një pengesë e madhe për përpjekjet në mbrojtjen e grave dhe aq më shumë e mjerueshme sepse komprometon mbrojtjen e grave në Turqi, gjithë Evropën dhe më tej”, ka thënë ajo.

Konventa e Stambollit thotë se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe obligon autoritetet shtetërore të marrin hapa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryesve të krimit.

Disa zyrtarë të partisë së Erdoganit kanë mbështetur rishikimin e marrëveshjes, duke argumentuar se inkurajon divorcin dhe se shkatërron familjen tradicionale, të cilat ata kanë thënë se janë në kundërshtim me vlerat konservatore të shtetit. Kritikët gjithashtu pretendojnë se traktati promovon homoseksualitetin përmes përdorimit të kategorive (LGBT), si gjinia, orientimi seksual dhe identiteti gjinor, transmeton Koha. Ata e kanë parë si kërcënim për familjet turke. Gjuha e urrejtjes ka qenë në rritje në Turqi, përfshirë ministrin e Brendshëm i cili kishte shkruar se njerëzit gej ishin “perversë”.

Grupet e grave dhe aleatët të cilët kanë protestuar për ta mbajtur Konventën të pacënuar, menjëherë kanë bërë thirrje për demonstrata në gjithë vendin të shtunën, nën sloganin “Tërhiqeni vendimin, zbatoni Traktatin”.

Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre është në rritje në Turqi, sipas grupeve për të drejtat.

77 gra janë vrarë që nga fillimi i vitit, sipas platformës We Will Stop Femicide. Të paktën 409 gra janë vrarë në 2020-n, sipas të njëjtit grup.

Ministrja e Punës, Familjes dhe Shërbimeve Shoqërore e Turqisë ka shkruar se të drejtat e grave ende janë nën mbrojtjen e ligjeve turke dhe se sistemi i drejtësisë është “dinamik dhe mjaftueshëm i fuqishëm”.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Turqia ka qenë shteti i parë që e ka nënshkruar “Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunën në familje”, në një komitet ministrash të cilët u takuan në Stamboll në 2011-n. Ligji hyri në fuqi në vitin 2014 dhe kushtetuta e Turqisë thotë se marrëveshjen ndërkombëtare kanë fuqinë e ligjit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result