Gjysma e të rriturve në Britani të Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjysma e të rriturve në Britani të Madhe kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, duke u bërë kështu vendi i parë i fuqishëm në botë që arrin këtë moment historik.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hnacock ka bërë të ditur përmes twitterit se vaksinimi i gjysmës së të rriturve është arritur pasi vetëm të premten janë dhënë mbi 660 mijë doza.

Izraeli është shteti lider sa i përket vaksinimit, pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili dhe më pas Mbretëria e Bashkuar, raporton BBC.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson të premten ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e cila javëve të fundit ishte pezulluar nga disa shtete evropiane për shkak të dyshimeve për mpiksje të gjakut tek pacientët.

Mirëpo, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Lajmeve kanë deklaruar se përdorimi i vaksinës kundër koronavirusit, nga kompania AstraZeeneca, është i sigurt, pavarësisht raportimeve për trashje gjaku.

Share This Article