Ekuipazhi i “Ocean Viking”, një anije e ndihmës së shpejtë “SOS Méditerranée”, shpëtoi sot 106 persona në brigjet e Libisë, njoftoi OJQ-ja franceze.
“Operacioni i shpëtimit u zhvillua në mëngjes vonë 34 milje detare (63 kilometra) nga brigjet libiane”, shkroi në Twitter shoqata bamirëse.
“Në detaje, në gomone kishte 31 burra, tetë gra dhe 67 të mitur, midis të cilëvë 51 thanë se ishin të pashoqëruar”, deklaroi një zyrtar.
Të enjten, “Ocean Viking” shpëtoi 10 persona, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë.
Më shumë se 1 200 migrantë humbën jetën në vitin 2020 në Mesdhe, shumica dërrmuese e tyre në këtë rrugë qendrore, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Bashkimi Europian është i ndarë përsa i përket mënyrës se si të trajtohet ky problem, që kur filloi kriza e parregullt e migrantëve në 2015.