Ushtria e Britanisë pritet të “reduktohet për afro 10 mijë trupa”

albnews
By
1 Min Read


Ushtria e Britanisë së Madhe pritet të zvogëlohet për afro 10 mijë ushtarë si pjesë e lëvizjes drejt robotëve, dronëve dhe luftës kibernetike.

Në rishikimin e mbrojtjes me gjasë do të humben edhe disa tanke e aeroplanë luftarak, por Qeveria ka thënë se do të ketë “më tepër anije, nëndetëse e marinarë”.

Numrat në Ushtrinë e rregullt në Britani do të ulen për afro 70 mijë ushtarë, pasi edhe ashtu kanë rënë në vitet e fundit.

Share This Article