Pas borës, pritet që rëra sahariane të ”pushtojë” Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Programi i mbikëqyrjes së Bashkimit Evropian “Copernicus” ka regjistruar imazhe të rralla, ku duket një “valë” pluhuri pritet të vijë shumë shpejt edhe në Shqipëri.

Sipas pamjeve të Copernicus, në atmosferë është krijuar një re pluhuri 800 km e gjatë, nga Saharaja në drejtim të Ballkanit dhe vendit tonë.

Copernicus është programi gjeohapësinor i Bashkimit Evropian, i cili shikon mjedisin dhe planetin. Ofron shërbime informacioni bazuar në të dhëna gjeoskopike satelitore dhe të dhëna tokësore (jo-hapësinore).

Programi koordinohet dhe menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe përdor sasi të mëdha të të dhënave globale nga sistemet matëse satelitore dhe tokësore, ajrore dhe detare për të siguruar informacion që ndihmon ofruesit e shërbimeve, autoritetet publike dhe organizata të tjera ndërkombëtare të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Evropës

Share This Article