ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 14 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 15 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 16 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 16 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Paralajmërimi i Ramës për përkrahësit e opozitës: Harrojeni punën në shtet për gjithë jetën

albnews by albnews
22 June, 2019
in Albania
0
Paralajmërimi i Ramës për përkrahësit e opozitës: Harrojeni punën në shtet për gjithë jetën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar nga Konispoli të gjithë punonjësit burra të administratës së bashkive të djathta se nuk do të shohin më punë në shtet nëse janë përfshirë apo përfshihen në krime zgjedhore.

Rama iu referua këtu dënimit që parashikon ligji për dekriminalizimin i miratuar edhe me votat e demokratëve, por që shtoi se nga 10 vjet do ta bëjnë për gjithë jetën.

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Por nuk pati këtë ton për gratë dhe vajzat demokrate në administratë, ku tha se asnjërës prej tyre nuk do i cënohet vendi i punës.

“Unë dua tu them sot që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë demokratët dhe ku në 30 qershor për shkak se demokratët janë larguar do të hyjnë drejtuesit socialistë, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do të lëvizet nga puna. Ndërsa të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbimet qorre ata po do të duhet të kenë shumë frikë. Dhe ata nuk duhet të kenë frikë se do të ikin nga puna, ata duhet të kenë frikë se duke shkelur ligjin nuk do të mundet të futen më kurrë në administratën publike. Le ta lexojnë ligjin e dekriminalizimit që e kemi votuar së bashku me PD.

Çdo krim zgjedhor dënohet 10 vjet me mospjesëmarrje në asnjë lloj aktiviteti shtetëror dhe nuk futesh dot në punë në shtet po bërë krim elektoral. 20 vjet do ta bëjmë që të mos e shohësh më derën e shtetit, madje për gjithë jetën. A ja vlen të humbësh mundësinë të punosh në shtet për gjithë jetën duke i shërbyer ëndrrave të filxhanit të Monika Kryemadhit? Ti shërbesh disa venturierëve që ëndërrojnë të shohin Shqipërinë në flake”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe drejtuesit e opozitës Basha e Kryemadhi se po mbajnë peng negociatat nga frika e reformës në drejtësi.

“Sado i fortë të jesh jep llogari para drejtësisë nëse ke bërë zollume, këto janë negociatat. Imagjinoni ta pranojnë me vullnetin e tyre të lirë katërshja që po bën gjithë këtë gjurulldi, Saliu, Iliri,Luli, fallxhorja. Si mund ta pranojnë këta këtë rrugë të cjapit për te kasapi pa bërë çfarë të munden për ta penguar dhe hedhur në erë fare. Por asgjë nuk do të hedhin në erë për arsyen e thjeshtë se nuk kanë popull mbrapa”, tha Rama./Ora Neës/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result