Koreja e Veriut lëshoi raketa të shumta me rreze të shkurtër veprimi gjatë fundjavës, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.
”Pheniani lëshoi dy raketa në brigjet perëndimore”, raportoi Yonhap sipas burimeve ushtarake në Seul.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, nisjet ishin pjesë e “testeve normale” jo në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB.
“Ne zbuluam se nuk kanë ndryshuar shumë”, u tha presidenti i SHBA Joe Biden gazetarëve në Ohio, kur u pyet për lëshimet e këtyre raketave.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Biden shtoi se ”ata kanë vepruar si zakonisht. Nuk ka ndonjë kthesë të re në atë që ata kanë bërë”.
Prova e së dielës erdhi pas manovrave të përbashkëta ushtarake mes ushtrisë së Koresë së Jugut dhe SHBA.
Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un i dënoi këto manovra dhe akuzoi administratën e re të SHBA-së se dëshironte të shkaktonte tensione.